Shteti i Edi Ramës/ “Eskobari i Ballkanit” endet i lirë, “arrestohet” resorti, policia bën “kontroll pastërtie” jo hetim

Kliko per me shume info

Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventime të pasurive të Klement Balilit, ku më kryesorja është resorti ‘Santa Quaranta’ në qytetin e Sarandës.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm policia ka marrë nën kontroll resortin, ngjarje për të cilën ka shpërndarë me shpejtësi pamjet për të gjitha mediat. Siç shihet në videon më poshtë, policia ka kryer edhe një kontroll në dhomat e resortit, kontroll i cili më shumë ngjan si show për efekt mediatik sesa një kontroll që synon të zbulojë diçka.

Kliko per me shume info

Hapen sirtatët e dollapet, çohen dyshekët e kontrollohen jastëkët, a thua se Klement Balili është aq naiv sa të ketë fshehur diçka aty. Më shumë ngjan si kontroll pastërie, sesa një përpjekje e mirëfilltë hetimore.

Publikimi me pompozitet i këtyre pamjeve e bën edhe më qesharake punën e Policisë së Shtetit, pasi siç dihet vetë Klement Balili është në arrati. ‘Arrestohet’ resorti ku praktisht nuk ka asgjë të fshehur prej tij, ndërsa vetë ‘Eskobari i Ballkanit’ është i lirë. Ndonëse denoncimi tij si kreu i një grupi kriminal që trafikonte drogë në Europë ka më shumë se një vit që është bërë në media dhe nga autoritetet greke, policia shqiptare nuk guxoi ta arrestonte Klement Balilin. Kjo nuk ndodhi as më vonë kur mediat, përfshi këtu Lapsi.al, publikuan fakte të tjera rreth aktivitetit të tij.

Klement Balili ndonëse kërkohej ndërkombëtarisht shëtiste i lirë në Sarandë.Ja videoja nga resorti, teksa ai po feston në dasmën e vartësit të tij. Asgjë nuk ndodhi edhe pas këtij momenti. Sot e kësaj dite Klement Balili shëtit i lirë, brenda ose jashtë Shqipërie. Thënë këto, Policia e Shtetit është e gjunjëzuar përballë bandave të trafikut të drogës, pasi e di mirë se ato kanë mbështetje politike prej qeverisë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.