Tre grabitës me armë e maska sulmojnë shtëpinë e Elton Çiços, dëgjohen të shtëna

Kliko per me shume info

3 persona të armatosur kanë sulmuar shtëpinë e Elton Çiços, të riut që u vra në një atentat në zonën e ish-bllokut në Tiranë, në 1 maj të vitit 2016.

Personat e armatosur e të maskuar kanë hyrë gjatë orëve të natës në oborrin e shtëpisë së prindërve të tij, duke kapërcyer murin rrethues.

Kliko per me shume info

Duke qënë se kanë shkaktuar zhurmë gjatë kësaj kohe, ata janë diktuar nga familjarët.

Burime policore bëjnë me dije se shtëpia e familjarëve të Çiços survejohej nga të katra anët me kamera sigurie dhe se hajdutët të zënë në befasi kanë mundur të marrin nga shtëpia vetëm serverin e kamerave të sigurisë.

Pasi pikasën hajdutët, familjarët njoftuan menjëherë policinë e Tepelenës, të cilët kanë kqyrur të gjitha ambientet dhe kanë konstatuar se ishte marrë vetëm serveri i kamerave të sigurisë, me qëllim që të mos mbetej asnjë imazh i personave që kishin hyrë në banesën e familjes Çiço.

Burime bëjnë me dije se janë dëgjuar të shtëna me armë, ndërsa Policia ka ngritur grupe kontrolli në pika të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.