Shtëpia e Elton Çiçës u sulmua nga tre grabitës, morën serverin e kamerave

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, shtëpia e Elton Çiçës në Tepelenë u tentua të grabitej nga tre persona.

Ata hynë në oborrin e shtëpisë së Çiçës dhe sipas policisë dyshohet se kanë grabitur serverin e kamerave që monitoronin banesën.

Kliko per me shume info

Në vendin e ngjarjes u gjendën edhe gëzhoja kallashnikovi, që tregon se ata kishin qëlluar. Grupi hetimor po vijoj punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Elton Çiça u ekzekutua në 1 maj të vitit 2016 në një lokal në Tiranë. Vrasja e tij ndodhi për shkak të përplasjeve me një tjetër bandë rivale në Tepelenë, atë të Jani Aliajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here