Shtëpia e djegur në Korçë/ Zbardhen detaje të reja të kufomës së dekompozuar

Kliko per me shume info

Policia e Korçës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e sotme, ku pas djegies së një banese është gjetur edhe trupi i dekompozuar i një personi.

Policia bën të ditur se në afërsi të kufomës, janë gjetur disa sende dhe orendi personale (metalike), të cilat shërbenin për pirjen e duhanit dhe për ushqyerje.

Kliko per me shume info

Në bazë të këtyre sendeve, dyshohet se kufoma mund të jetë e shtetasit I.Q. nga një fshat i Korçës, i cili nga deklaratat e marra banorëve të zonës, rezultonte me probleme mendore.

Mendohet se ky shtetas kishte shkuar në këtë zonë, për të punuar.

Policia njofton se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.