Shtatë problemet që mund të shëroni me lëkurën e mandarinës

Soft

Lëkurat e mandarinave ose dhe fruti i mandarinës është një frut i ngjashëm me portokallin. Është frut i ëmbël dhe gjithashtu ka një sërë vlerash ushqyese si vitamina ashtu edhe minerale, duke e bërë një zgjidhje perfekte për ta konsumuar shpesh herë gjatë ditës

Lëkura e këtij fruti përmban vajra esencial që përdoren shumë nga industria e parfumeve, por edhe në produktet e kujdesit ndaj lëkurës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të hedhësh poshtë lëkurat e manderinës konsiderohet një nga gjërat më normale sepse mendohet një mbetje e frutit, por më poshtë do ju rendisim sëmundjet që lëkurat e mandarinave shërojnë dhe mënyrën si t’i përgatisni:

Bronkitin:

Shtoni 2 lugë me lëkura mandarinash në një gotë me ujë të zierë, lëreni të qëndrojë për një orë dhe më pas pijeni. Mund ta pini tre herë në ditë dhe do largoni në mënyrë të shpejtë bronkitin.

Kollën:

Duhet t’i lini lëkurat të thahen, më pas vendosini në një gotë me ujë të ngrohtë, më pas vendosini në një vend të ftohtë dhe mbajini aty për 1 javë. Pasi të ketë kaluar kjo kohë merrni vetëm 20 pika nga përbërja dhe hidhini në një gotë me ujë dhe piheni të paktën tre herë në ditë para çdo vakti.

Bllokimi i hundëve:

Në një tas vendosni disa lëkura mandarinash të freskëta dhe shtoni ujë të zierë. Ju rekomandojmë që të vendosni hundën mbi enën që është uji i zierë dhe lëkurat e mandarinave dhe qëndroni ashtu për 10 minuta. Pasi të ketë mbaruar kjo proçedurë ju këshillojmë që të vendosni një shall dhe mos ta ekspozoni vetën ndaj të ftohtit.

Mykun e këmbëve:

Kjo është një procedurë shumë e thjeshtë, mjafton të fërkoni lëkurën e mandarinave në zonën e afektuar dy herë në ditë për një javë.

Lodhje fizike dhe probleme me gjumin:

Vendosni disa lëkura manderinash në një çante prej rrobe dhe mbajini ato pranë jush, nuhasni aromën që del prej tyre për 15 minuta . Mund të shpëtoni dhe nga dhimbjet e kokës me këtë teknikë.

Hipertensioni dhe Takikardia:

Në tre litra ujë hidhni një gotë me lëkura manderinash, ziejini dhe më pas lërini të qëndrojnë për një orë. Kullojeni përmbajtjen dhe përdoreni për ti bërë trupit tuaj një dush relaksues. Ju rekomandojmë ta bëni këtë banjë një ditë po dhe një ditë jo.

ME TE LEXUARAT