Breshëri plumbash në drejtim të shqiptarit, 22-vjeçari i shpëton për "fat" atentatit në Itali

Aktualitet

Një atentat i është bërë një të riu nga qyteti i Durrësit në Itali. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të shqiptarit.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari 22-vjecar, me iniciale S.R është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Savona, ndërkohë që thuhet se shqiptari banonte në Toirano dhe iu bë pritë në Olivette.

22-vjeçari nga Durrësi i shpëtoi vdekjes, kishte vrapuar dhe ishte futur në një dyqan cigaresh elektronike dhe mundi të strehohej, duke i shpëtuar breshërisë së plumbave. Nga hetimet e para rezulton se autoret ende te paidentifikuar e kishin ndjekur të riun dhe me pas e qëlluan me armë zjarri.

© LAJMIFUNDIT.AL

ME TE LEXUARAT