Policia italiane vihet në ndjekje të ‘Volkswagenit’ gri, kontrolli në makinë ‘fundos’ dy shqiptarët

Kliko per me shume info

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët janë kapur me 8 kg drogë në makinë.

Burime nga karabinieri italian bëjnë me dije se në pranga kanë rënë H.G i moshës 42 vjeç dhe 21 vjeçari me inicialet H.S pasi janë ndjekur nga policia dhe janë ndaluar në San Dona ku edhe u sekuestrua droga e gjetur ne makinë.

Kliko per me shume info

Mediat italiane shkruajnë se “Volkswageni” ngjyrë gri kishte rënë në sy të banorëve si i dyshimtë dhe ata më pas kishin njoftuar autoritetet.

Droga e llojit marijuanë u gjet në pjesën e pasme të makinës, ndërsa në shtëpinë e tyre gjatë kontrollit u gjetën dy matës të saktë të drogës të cilën dy shqiptarët e kishin bërë gati për ta shitur. Dy shqiptarët u dërguan në paraburgim në Venecia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.