"Bëri 10 vite burg", shqiptari s'vë mend. Ja cfarë i gjeti Policia në banesë

Aktualitet

Një 52-vjecar ka rënë sërish në prangat e Policisë italiane pasi u kap me kokainë dhe armë.

Shqiptari rezulton të jetë dënuar edhe më parë në Itali, ku ka vuajtur 10 vite burgim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptari, banues në Bagnolo Mella ka një të shkuar kriminale për disa vepra penale si "shfrytëzim prostitucioni", "trafik droge", dhe "armëmbajtje pa leje".

Por duket se shqiptari nuk është "mbushur mend", duke mos hequr dot dorë nga "vesi i vjeter" dhe sapo ka dalë nga burgu i është rikthyer prapë profesionit.

Ai ishte nën mbikqyrje të policisë, e cila kësaj radhe e kapi "mat" me drogë e armë.

Policia i bëri një kontroll të befasishëm në shtëpi dhe i gjeti pistoletë pa leje, 16.500 euro të thata dhe një kile kokainë. Pas kësaj, ai u vu edhe njëherë në pranga./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT