Shqiptari u arrestua për vrasjen e avokatit grek: Doja vetëm ta trembja

Policia greke arrestoi një 32-vjeçar shqiptar, i dyshuar për vrasjen e avokatit të njohur grek më 12 tetor.

“Unë nuk doja ta vrisja avokatin Mihal Zafiropoulos, doja vetëm ta trembja’’- mendohet se ka thënë shqiptari.

Kliko per me shume info

Por pavarësisht kësaj deklarate, mediat greke kanë nxjerë sot detaje të reja në lidhje me krimin.

Ndërsa, u mësua një ditë më parë shqiptarët e marrë në pyetje janë Albert Bako, Olti Dulçe dhe një tjetër me emrin Klodian.
Po sot raportohet se autori i vrasjes është një 32-vjeçar i arratisur nga burgu i Kasandrës. Mësohet se shqiptari kishte ikur me leje nga burgu por nuk ishte kthyer më, duke kryer edhe krimin. Ndërkaq thuhet se urdhri për vrasjen e avokatit greke ishte dhënë nga burgu i Koridhalosë.
Po kështu raportohet se shqiptari kishte marrë 3000 euro parapagesë për vrasjen. Ai u gjet në një kamp rom, ku i fshihej policisë pas krimit.
Vrasja e avokatit grek Mixalis Zafeiropoulos më 12 tetor në mes të Athinës ka vënë në lëvizje policinë e vendit fqinj.
E në kuadër të këtij hetimi, janë marrë në pyetje tre të dënuar shqiptarë në burgun e Koridhalos, pasi kanë qenë më herët të përfshirë në një tentativë vrasje ndaj një tjetër avokati grek, të quajtur George Antonopoulos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here