Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shqiptari i rrezikshëm

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bolonja të Italisë, pasi ndaj tij rezultonte një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet franceze.

Shqiptari me inicialet R. V., tërhoqi vëmendjen e patrullës së policisë për shkak të qëndrimit të dyshimtë gjatë kontrolleve rutinë në një zonë të qytetit. Policët iu afruan makinës së tij tip “Volkswagen Golf”, dhe i kërkuan dokumentet, që u verifikuan në sistemin e policisë.

Kliko per me shume info

Pas verifikimit, rezultoi që për shqiptarin me inicialet R. V., kishte një mandat arresti nga Franca dhe kërkesë ekstradimi për krime kundër pronës. Pas marrjes në stacionin e policisë, shqiptarit iu morën shenjat e gishtave dhe rezultoi se ai ishte person me shumë precedentë penalë. Tani gjendet në qeli në Reggio Emilia, në pritje të ekstradimit në Francë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.