Bie në pranga shqiptari në Itali, mënyra “e veçantë” që përdorte për të shpërndarë kokainën

Një shqiptar 26-vjecar ka rënë në prangat e Policisë Italiane dhe akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit kokainë.

Sic raportojnë mediat italiane, shqiptari e shpërndante kokainën nëpër kavanoza qelqi të mbështjella me natriban ngjyrë kafe.

Kliko per me shume info

Më pas, ai fshihej në shkurre duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me klientët e zonave përreth qytetit.

Por duket se stili që përdorte u zbulua shpejt, pasi ka mjaftuar një patrullim i karabiniereve që vunë re lëvizjet e dyshimta të shqiptarit, me emrin Arbri Tota. Ai u kap në flagrancë, së bashku me vazot me kokainë.

Policia ben me dije se shqiptari Arbri Tota, nuk kishte precedente te meparshem penale. Nga hetimet, behet me dije se policia u njoftua nga banore te zones, te cilet shihnin nje person qe bente levizje te dyshimta ne varrezat e Codemondo.

Ai u pa te zbriste nga makina pranë varrezave dhe la vazon ne nje mur aty ngjitur, duke u larguar me pas me shpejtesi. Policia e ndoqi dhe pa se ai bente te njejtin veprim, duke lene nje tjeter kavanoz prane nje shkurreje tjeter.

Policia e ndaloi per kontroll dhe e kapi mat, nderkohe qe ne banese iu gjeten 112 doza kokainë, peshore, telefona celularë dhe 1 300 euro para të gatshme, si dhe ato kavanoza të madhësive të ndryshme të përdorura për futjen e drogës si dhe kavanoza më të vegjël të homogjenizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here