Shqiptari gjen ish-gruan me të dashurin e ri në banesë, çmendet nga xhelozia por e pëson keq

U përpoq të vriste rivalin e tij në dashuri, duke e goditur në kokë me një tufë çelësash, por shqiptari e pëson keq. Protagonist i kësaj ngjarje në Frignano të Italisë, u bë Aleks Hoxha, banor në Acerra, i cili përfundoi në burg për tentativë vrasje dhe për përndjekje.

‘Il mattino’ shkruan se 33-vjeçari shqiptar u fut në shtëpinë e ish-gruas së tij, ndërsa aty gjeti të dashurin e saj të ri. Kur u përball me këtë skenë, nuk e ruajti dot qetësinë, ndërsa nxori nga xhepat e xhaketës një tufë me çelësa dhe qëlloi të dashurin e ish-bashkëjetueses, në sy të vajzës së tyre 4-vjeçare.

Kliko per me shume info

Ndonëse shqiptari tentoi të largohej nga vendngjarja, u kap nga policia teksa hynte në makinë. Fill pas kësaj ngjarje, gruaja denoncoi në polici makthin që kishte kaluar nga shqiptari në 12 muajt e fundit. Ajo kishte pohuar para karabinierëve se ishte kërcënuar dhe përndjekur çdo ditë nga Hoxha. Shqiptari tashmë ndodhet pas hekurave./BW/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.