Atentati mafioz në Ekuador, shqiptari i plagosur është nga Kosova

Mediat vendase ne Ekuador kanë publikuar emrin e shqiptarit të cilit dyshohet se iu bë një atentat mafioz për pazaret e kokainës.

Bëhet fjalë për Remzi Azemin nga Kosova, i cili ka marrë tre plumba, ndërsa lëvizte me makinë të blinduar.

Kliko per me shume info

Ai ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa policia ka ndaluar një të dyshuar. Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor.

Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri, që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.