Zbulohet emri i shqiptarit që u plagos në Ekuador për pazaret e kokainës

Mediat në Ekuador kanë publikuar emrin e shqiptarit që ra pre e atentatit mafioz për pazaret e kokainës. Bëhet fjalë për Remzi Azemin nga Kosova, i cili ka marrë tre plumba, ndërsa udhëtonte me makinë me bashkëshorten dhe vajzën e tij 3 vjeçe.

“El telegrafo” shkruan se ka qenë gruaja që ka hapur xhamin e makinës, duke i dhënë mundësi atentatorëve të qëllojnë brenda në makinën e blinduar. Fatmirësisht gruaja dhe vajza e Azemit nuk janë lënduar, ndërsa ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Kliko per me shume info

Shqiptari udhëtonte me një mjet Ford të blinduar. Policia vendase është e bindur se bëhet fjalë për pazare te prishura të trafikut ndërkombëtare të kokainës.

Ata kanë ndaluar një 22-vjeçar të akuzuar për tre vrasje. Autoritetet thonë se kanë ndërmend që të ndalojnë udhëtimin e dy personave në një motoçikletë.

Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor. Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here