31-vjeçari shqiptar kapet me drogë, nuk do ta besoni ku e fshihte

Një shqiptar ka rënë në pranga në Chieti për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se 31-vjecari shqiptar me iniciale B.A, së bashku me tre italianë u shpërndanin drogë të rinjve në zonë.

Kliko per me shume info

31-vjeçari ishte furnizuesi me drogë i grupit kriminal. Ai e fshihte drogën në një lulishte vetëm, pasi sigurohej se nuk ndiqej nga policia.

Autoritetet e ndaluan shqiptarin për një kontroll dhe i gjetën me vete një kilogram marijuanë.

Më vonë, në një kontroll tjetër të ushtruar në zonën përreth, policia arriti të gjente edhe 250 gramë të tjera marijuanë dhe 350 gramë kokainë të fshehura mirë nëpër disa vrima dhe një peshore elektronike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.