Kapet shqiptari i dënuar me 18 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë

Policia greke ka arrestuar një shqiptar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

55-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u arrestua në Kozan të Greqisë. Ai është dënuar me 18 vite burg në vitin 1999 nga gjykata shqiptare për vrasje të mbetur në tentativë.

Kliko per me shume info

Ndërsa në vitin 2008 është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar. I arrestuari do të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin me burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here