Britani, shqiptari ia mbath nga qendra e emigracionit

Kliko per me shume info

Një 25 vjeçar shqiptar është arratisur nga një qendër emigracioni në Britaninë e Madhe. Mediat britanike kanë publikuar identitetin e të riut shqiptar dhe foton e tij. Bëhet fjalë për Guxim Imerio, 25-vjeç nga Shqipëria, i cili është larguar një ditë më parë nga qendra e emigracionit Dungavel, në Skoci.

Ai nuk ka persona familjarë në Britaninë e Madhe, por rezulton se ka disa persona të njohur në qytetin e Manchesterit. Sipas policisë lokale, Guxim Imeri nuk flet rrjedhshëm anglisht, ndërsa nuk njeh as zonën.

Kliko per me shume info

Një inspektor policie tha se dëshiron që i riu të jetë mirë dhe i sigurt. “Z. Imerio nuk ka dijeni për zonën lokale dhe Policia e Skocisë dëshiron të jetë i sigurt dhe mirë”, ka thënë ai.

“Unë do të inkurajoj çdo përfaqësues të komunitetit që të kontaktojë policinë menjëherë nëse ata kanë informacion mbi vendndodhjen e z. Imerio ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë policinë e Skocisë në gjetjen e tij”, ka thënë më tej inspektori i policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.