‘E doja si e droguar’, shqiptari marros amerikanen, por ajo zbulon në kohë planin “e çmendur” të tij

Për pak e ka pësuar keq nje vajze amerikane, e cila u dashurua marrezisht me nje djale nga Kosova, qe iu prezantua me emrin Adam. Ajo beri gati pasaporten, hoqi menjane nje shume te mire eurosh dhe ishte gati ta ndiqte nga pas, pasi ka thene se ishte e marrosur dhe e donte si e droguar.

Kosovari ka tentuar të mashtrojë një vajzë amerikane dhe ta sjellë atë në Kosovë, për ta trafikuar. Kështu raporton televizioni amerikan “WFAA”, përcjell albinfo.ch.

Kliko per me shume info

Familja amerikane Baldwin nga qyteti Plano i Teksasit treguan për televizionin se si një ditë babai i shoqes më të ngushtë të vajzës së tyre i kishte thirrur në telefon dhe u kishte treguar se vajza e tyre, Mackenzie, e ka ndërmend të largohet nga Amerika dhe të shkojë në Kosovë.

LEXO EDHE:  Prezantuesi i BBC largohet nga emisioni live: "Jam mërzitur, po iki..."

Babai i saj, John Baldwin tregon se çfare ndodhi. “Ai na tha se Mackenzie ishte në një lidhje online dhe se e ka ndërmend të martohet me një djalë nga Kosova. Ajo po planifikon ta lëre vendin pa iu treguar juve”.

Madje, vajza kishte marrë pasaportën dhe kishte ndarë fshehur nga familja 5 mijë dollarë për të ikur në Kosovë, dhe të martohej me djaloshin, që nuk e kishte takuar atë. “Unë e doja atë, kur e pashe u obsesionova me të. Ishte ndjemjë e njëjtë sikur e njerëzve që drogohen”, ka treguar Mackenzie.

LEXO EDHE:  Shkencëtari thyen rrjetin me zbulimin e fundit: Ja si pastrohet trupi gjatë Ramazanit…

Ai prezantohej në internet me emrin Adam, dhe e kishte manipuluar vajzën me shkrime romantike.

Gjithashtu sjellja e vajzës kishte ndryshuar shumë, ka treguar nëna e saj, Stephanie.

Për këtë rast, familja amerikane kishte njoftuar FBI-në. “Ne filluam një hetim. FBI e filloi. Deshëm ta frikësojmë”, tregon John Baldwin. Vajza tani është penduar dhe mendon se ai ka dashur ta trafikoje. FBI i ka shpjeguar asaj se në regjionin e Ballkanit vajzat nuk përdoren vetëm për trafikim seksual, por edhe për marrjen e organeve. Por, ky rast nuk mund të ndiqet tutje, pasi nuk ka ndodhur asgjë, dhe FBI e ka parandaluar.

LEXO EDHE:  E mbushur me xixa e të gjitha jashtë, vajzat tërbohen në festë

Familja Baldwin tani po udhëton nëpër të gjitha shtetet e vendit duke treguar atë që u ndodhi, madje kanë publikuar edhe një libër “Për pak të shkonte”, ku tregojnë se çfarë u ka ndodhur dhe paralajmërojnë prindërit se çfarë mund të ndodhë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here