Shqiptaret përkrahin njëra-tjetrën,ja për kë bëhet fjalë

Showbiz

“Anywhere” është projekti muzikor që Rita Ora lançoi vetëm një muaj më parë dhe që deri më tani renditet në vendin e dytë të top-listës zyrtare pas Camila Cabello dhe Young Thug me “Havana”.

Mikja dhe njëkohësisht kolegia e saj Bebe Rexha i ka dhënë mbështetje këngëtares shqiptare teksa duke postuar këngën e saj në Instagram u ka bërë thirrje fansave që ta dëgjojnë këngën në mënyrë që ajo të përfshihet në top listën e Britanisë së Madhe si kënga më e pëlqyer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Rita Ora është gati në numrin 1 në Britani të Madhe. Përkrahni Anywhere”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.

 

ME TE LEXUARAT