Emrat/ Në pranga dy shqiptarë, kishin krijuar “mini fermë” droge brenda në banesë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane gjatë një aksioni anti-drogë në Reggio Emilia. Sipas mediave italiane, autoritetet kishin marrë informacion për sjellje të dyshimta jashtë një shtëpie në Ancini.

Hetuesit vunë re një djalë të ri që doli nga banesa, të cilit gjatë kontrollit ju gjet më shumë se 25 gram kokainë.

Kliko per me shume info

Karabinierët ndërhynë brenda shtëpisë dhe aty gjetën tjetër sasi droge, rreth 140 gram kokainë. Lënda narkotike ishte vendosur brenda një kavanozi së bashku me oriz. Kjo e fundit shërbente për të ruajtur drogën nga lagështira. Brenda banesës u arrestua edhe personi i dytë.

Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë 29-vjeçari Arsid Subashi dhe Dorian Cakri.

Brenda shtëpisë shqiptarët kishin krijuar edhe një “mini fermë”, ku policia sekuestroi 648 bimë narkotike kanabis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.