Berisha: Ja si ekzekutoheshin të rinjtë shqiptarë në kufi në 90-ën

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka komentuar arratinë e një ushtari të Koresë së Veriut, për në atë të Jugut, duke sjellë shembullin e viteve ’90 në Shqipëri.

Përmes një video të Associated Press, ku tregohet ‘rrugëtimi’ i rrezikshëm i ushtarit korean, theksoi se kështu ekzekutoheshin të rinjtë në kufi në Shqipëri në vitin 1990. Ai shtoi se shumë persona u vranë teksa tentonin të kalonin kufirin, por vetëm 96 prej tyre janë dokumentuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

MESAZHI I BERISHËS

Ja si ekzekutoheshin te rinjte ne kufi ne Shqiperine e vitit 1990!

Miq, si ky ushtar i Korese se Veriut qe mori kater plumba gjate arratisjes por shpetoi, ne Shqiperi, rojet e kufirit vetem ne vitin 1990 ekzekutuan si shkeles kufiri qindra te rinj, 96 prej tyre jane rregjistruar ne dokumenta zyrtare. Trupat e disa prej tyre u zvarriten per terror ne rruget e Sarandes, Gjirokastres, Shkodres, Korçes! Ndiqni videon! sb

ME TE LEXUARAT