Tregtarët shqiptarë arrestohen me sasi të madhe droge me vlerë 2 milionë Euro

Dy shtetas shqiptarë janë kapur nga autoritetet italiane në Padova me një sasi të madhe heroine. Sipas mediave vendase, dy shqiptarët e arrestuar janë me iniciale B.A dhe K.D të dy 32 vjeç, banues në Padova.

Në apartamentin e dy “tregtarëve” shqiptarë u gjetën 60 kilogramë heroinë me vlerë mbi 2 milionë Euro.

Kliko per me shume info

Hetimet kishin nisur para disa muajsh, kur autoritetet kishin vënë lëvizje të dyshimta. Njëherë në 10 ditë ata shkonin në një apartament në Modena, bënin dorëzimet dhe më pas largoheshin përsëri.

Agjentët e policisë ndërhynë kur të dyshuarit udhëtonin me furgon. Nga kontrolli në banesë, policia gjeti 60 kg heroinë të paketuara dhe të vendosura në çanta.

Gjithashtu u gjet dhe u sekuestrua edhe 3 kg heroinë e karamelizuar, e vendosur në frigorifer. Hetimet e policia italiane janë duke u zhvilluar për të arrestuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.