FOTO/ Operacioni antidrogë në Itali, ja kush është shqiptari ‘koka’ e trafikut të kokainës

Zbulohet emri i shqiptarit që drejtonte organizatën kriminale në Breshia, për trafikimin e marijuanës nga Shqipëria dhe kokainë nga Holanda.

Sic bëjnë me dije mediat italiane, shqiptari është Neroid Shuhani, 38 vjeç. Ndërsa krahu i tij i djathtë është identifikuar një femër italiane, e quajtur Daniela Boniotti, 51 vjeç, nga Breshia.

Kliko per me shume info

Pjesë e kësaj organizate të trafikut ndërkombëtar janë edhe 11 shqiptarë të tjerë, ndër të cilët janë identifikuar Luan Shuhani vëllai i drejtuesit Neroid Shuhani, dhe Robert Kasemi i cili është nipi i tij. Këta kishin rol të rëndësishëm në këtë grup kriminal. Gjatë operacionit anti-drogë të zhvilluar nga autoritetet italiane, u sekuestruan 2.7 ton marijuanë në një kamion në periferi të Romës dhe 3 kilogramë kokainë. Hetimet kanë zbuluar se marijuana trafikohej nga Shqipëria drejt Italisë, ndërsa kokaine nisej nga Holanda.

Nga Shqipëria, marijuana transportohej drejt brigjeve të Kalabrisë në rrugë detare e më pas me kamion në Breshia. Kurse kokaina trafikohej nga Holanda drejt Italisë me makina të përshtatura për të fshehur drogën. Në total janë 12 shqiptarë të arrestuar dhe 4 italianë, ndërsa janë lëshuar edhe 4 urdhër-arreste të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here