Shqipëria mposht Turqinë me 10 lojtarë

Kliko per me shume info

Shqipëria zhvilloi në “Antalya Arena” një ndeshje miqësore me Turqinë, e cila i shërben trajnerit Christian Panucci për nisjen e projektit të tij për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Edhe pse miqësore, u zhvillua një ndeshje spektakolare, e cila përfundoi me rezultatin 3-2 për të besuarit e Christian Panuccit.

Kliko per me shume info

Armando Sadiku shënoi dy herë në pjesën e parë, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë kuqezinjve. Më pas, ndëshkimi i Ledian Memushajt me karton të kuq i prish punë ekipit tonë kombëtar, që gjithsesi e mbyll fraksionin e parë me epërsinë e dy golave.

Pjesa e dytë bëhet edhe më e bukur. Under shkurton diferencën në të 47’ pas një asisti të Tosun, por Grezda realizon golin e tretë në minutën e 55-të.

Sërish kuqezinjtë nuk gjejnë qetësi, pasi Akbaba në të 60’realizon për 3-2. Minutat e mbetura luhen në gjysmëfushën tonë, ku turqit ushtrojnë presion të vazhdueshëm, por pa mundur të barazojnë.

Shqipëria fiton 3-2 në fushën turke, me Panuccin që i gëzohet këtij suksesi, pasi tashmë ky është ekipi i tij.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here