Shpërthim vdekjeprurës në qytetin portual kinez, ka viktima

Kliko per me shume info

Së paku dy persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi në qytetin portual të Kinës lindore, Ningbo, sipas informacioneve zyrtare.

Shpërthimi thuhet të ketë ndodhur në një fabrikë rreth orës 9 të mëngjesit (ora 2 e natës me tonën), në periferinë Jiangbei të qytetit të mësipërm, duke shkaktuar shembjen e disa prej ndërtesave që ndodheshin aty pranë.

Kliko per me shume info

Media shtetërore kineze raporton se të paktën 30 persona janë transportuar me urgjencë nëpër spitalet e zonës, mes operacioneve të shpëtimit.
Pamjet televizive tregojnë punonjësit e ndihmës së shpejtë teksa nxirrnin njerëzit nga rrënojat në zonën përreth vendngjarjes.

Media shtetërore thekson gjithashtu se të paktën dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, sipas burimeve të autoriteteve lokale.
Policia njoftoi përmes rrjeteve sociale se një hetim ka nisur për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Qyteti njihet për portin e tij ndërkombëtar, sikurse edhe për industrinë e prodhimit të makinave, pasi është “shtëpia” e kompanisë Geely, pronarit kinez të Volvos.
Sipas medies kineze, shpërthimi ka ndodhur në zonën industriale, për pasojë disa ndërtesa rezidenciale janë shkatërruar aty pranë, por ato ishin evakuuar përpara një shkatërrimi të planifikuar.

Disa raportime lokale thonë se disa bombola gazi mund të jenë bërë shkak i shpërthimit. Ndërkohë, xhama të thyera të disa bizneseve përreth regjistrohen deri në një perimetër prej rreth 1 km.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.