Shpërthimi i Mlladiçit/ Ja çfarë i tha trupit gjykues para vendimit me burgim të përjetshëm

Aktualitet

Gjykata Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, dënoi sot me burgim të përjetshëm ish-gjeneralin serb Ratko Mlladiq, për krime kundër civile në Bosnje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas “Bota Sot”,Mlladiç gjatë kësaj seance ka reaguar ashpër kundër trupit gjykues, duke bërtitur më zë të lartë duke i sharë ata.

“Unë jam i ngazëllyer dhe kjo gjë që ju thoni është një gënjeshtër e pastër! Të turpëroheni, është gënjeshtër që ju thoni”, citohet të ketë thënë Mlladiç, raportojnë mediat serbe.

Reagimi ishte deri në atë mase sa edhe i shau trupin gjykues, duke ju thënë: “Këto janë gënjeshtra, jua … nënën tuaj, kriminela”, ka vazhduar duke bërtitur Mlladiç, deri sa është nxjerrë nga salla, nga dy policë.

ME TE LEXUARAT