Shpërthimi i makinës në ecje, i plagosuri Inez Hajrulla i akuzuar për grabitje e armë pa leje

Personi që drejtonte makinën e cila shpërtheu nga eksplozivi ditën e sotme në Vlorë është një shtetas me precedentë të theksuar penalë.

Shtetasi Inez Hajrulla, 25-vjeçari i arrestuar pak vite më parë nga policia e Vlorës për grabitje me armë dhe armëmbajtje pa lejë është bërë objekt i një sulmi me tritol C4 mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Kliko per me shume info

Inez Hajrulla ka aktualisht statusin e të pandehurit, pasi prokuroria e Vlorës e kishte proceduar 25-vjeçarin për dy akuza atë të “Mbajtjes se armës së zjarrit në mjedise publike”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”.

Fuoristrada tip Jeep me targa AA 298 SL, e cila drejtohej nga 25-vjeçar, Inez Hajrulla ka shpërthyer në lagjen “Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit dhe dyshohet se shkak ka qenë vendosja e një sasie tritoli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.