Krujë/ Pronarët po flinin brenda në dyqan kur shpërtheu eksplozivi, ja ç'thanë në Polici

Aktualitet

Detaje të tjera dalin në pah nga ngjarja e rëndë që ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zezë të Krujës.

Policia bën me dije se dy pronarët, burrë e grua i kanë shpëtuar mrekullisht shpërthimit me tritol, që u bë në dyqanin e tyre.

Fatmirësisht ata nuk kanë pësuar dëmtime, pasi lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të dyqanit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas bluve të Krujës, autorët dyshohet se kanë pasur dijeni për praninë e çiftit Meta në dyqan. Gëzim Meta dhe bashkëshortja e tij janë shoqëruar për në komisariat, ku kanë dhënë dëshmitë e tyre. Ata mësohet të jenë shprehur se nuk kanë parë asnjë person pasi ndodhi shpërthimi.

Çifti cilësohet nga banorët e fshatit si familje të rregull dhe pa probleme. Prej kohës ata kishin vendosur të flinin në dyqan, për arsye se dy vite më parë i kanë vendosur tritol, po në të njëjtin vend.

ME TE LEXUARAT