Tronditet qyteti, shpërthim eksplozivi pranë banesës së kryebashkiakut të Matit

Shpërthim eksplozivi pranë banesës së kryetarit të bashkisë së Matit. Ngjarja ka tronditur qytetin e Burrelit pas mesnatës duke shkaktuar dëme materiale në dy banesa njëra prej të cilave e Nezir Rizvanit, kryebashkiak në Mat.

Policia lokale tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00.40, në lagjen “Drita”. “Në shesh pushimin e brendshëm në katin e katërt të një pallati, midis dy hyrjeve, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse”, bëri me dije policia.

Kliko per me shume info

Sipas hetimeve paraprake, lënda plasëse ishte vendosur në shesh pushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit me iniciale M.B, rreth 55 vjeç, dhe 2 metra larg derës së banesës të shtetasit N.R, 53 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat.

Bëhet me dije se në momentin e shpërthimit të dy banesat e shtetasve me iniciale M.B, dhe N.R, nuk ka pasur asnjeri ndërsa s pasojë e shpërthimit janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të lartëpërmendur.

Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth 50 deri në 100 gramë ndërsa policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here