Shpërthen Ngjela: Pas hetimeve nga FBI dhe qëndrimit amerikan, Rama s’ka më legjitimitet

Kliko per me shume info

Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi tri urdhër-arreste për tre ish-zyrtarë të lartë të policisë.Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar avokati Spartak Ngjela, sipas të cilit politika amerikane i ka vendosur këto zhvillime në një lidhje logjike të arsyetuar.

Ngjela shprehet se pas hetimit radikal që po ushtrohet nga FBI në Tiranë, qeveria Rama nuk mund të ketë legjitimitet për të drejtuar vendin.

Kliko per me shume info

Reagimi i Ngjelës

Shenjat janë që politika amerikane i ka vendosur në një lidhje logjikë të arsyetuar: çështjen Tahiri; çështjen e fenomenit kanabis në Shqipëri; pushimin nga puna në administratën shtetërore dhe emërimet e reja aty në prag të zgjedhjeve politikë të këtij viti; si dhe implikimin e zyrtarëve të lartë në pushtetin vendor, në qytetet e mëdhenj të vendit, me bandat kriminale.

E gjithë kjo tablo sigurisht që shumë shpejt, pas hetimit radikal që po ushtrohet nga FBI në Tiranë, do vijë në përfundimin se qeveria Rama nuk mund të ketë legjitimitet për të drejtuar vendin. Por edhe me mendimin e politikës së lartë ndërkombëtarë që, nëpërmjet autoritetit atlantik Shqipëria të drejtohet nga një qeveri besimi antikorrupsion.

Nëse ky proçes do drejtohet nga politika USA dhe BE, askush nuk mund të kundërshtojë më në Shqipëri, se do ketë mbështetjen e madhe të të gjithë shqiptarëve, që më këtë rast do të pushtohen nga një optimizëm real dhe i vërtetë.

Duhet të presim rezultatet e hetimit të FBI – së që do të vinë shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.