Shpërndante drogë dhe ekstazi në shkolla/ Arrestohet 30-vjeçari

Aktualitet

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi, i cili sipas informacioneve shpërndante ekstazi pranë gjimnazeve të qytetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet policore bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale E.K., 30 vjeç.

Mësohet se shtetasi E.K., shiste lëndë psikotrope të llojeve të ndryshme, por kryesisht “Ekstazi, MDMA”, me klientelë pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 60 (gjashtëdhjetë) pilula të dyshuara si lëndë psikotrope (ekstazi), 1 (një) krehër pistolete model 54, 4 (katër) fishekë luftarake model 54, 1(një) aparat celular i markës “Iphone 5”

Policia është duke vijuar punën, ndërsa materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ‘’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

ME TE LEXUARAT