Zbulohen shpenzimet e fushatës, milionat që harxhuan PS, PD dhe LSI në 1 muaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të gjitha shpenzimet që kanë bërë partitë politike në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Sipas tabelave të detajuara të KQZ-së rezulton se Partia Socialiste ka shpenzuar më shumë nga të gjitha forcat e tjera politike, plotë 100 milionë lekë.

Kliko per me shume info

LSI vjen e dyta, me 88 milione lekë të hedhura për fushatë. Partia Demokratike e treta me rreth 58 milionë lekë të reja.

Ndërkaq, partitë e vogla kanë shpenzuar shuma simbolike, apo të paktën këto kanë deklaruar në KQZ. Në formularin e dorëzuar nga LIBRA, rezulton se forca e Ben Blushit ka shpenzuar vetëm 730 mijë lekë, ndërsa republikanët e Fatmir Mediut, edhe pse pjesë e listës së PD-së kanë shpenzuar 2.5 milionë lekë.

Shpenzimet e partive në fushatën e 25 qershorit

PS – 100 milionë lekë

LSI – 88 milionë lekë

PD – 58 milionë lekë

PR – 2.5 milionë lekë

LIBRA – 730 mijë lekë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.