Shoku i fëmijërisë tregon për Habilajt: I kam vëllezër. Jam rritur me ta

Enver Gjoni është fqinj me Habilajt dhe është rritur me ta, veçanërisht është shumë i lidhur me Lolon.

Florian Habilaj është në kërkim ndërkombëtar dhe për prokurorët shqiptarë ai është njeriu që di emrin e shefit të madh, të cilin e përmend në përgjimet e zbardhura në dosjen e Prokurorisë së Katanias. Lolo, thotë Enveri, ka punuar që i vogël duke blerë ullinj në bregdet, e më pas i shiste.

Kliko per me shume info

Enveri nuk beson se shokët e tij të fëmijërisë të jenë marrë me punë të pista. Për këtë thotë se është i bindur: “I kam vëllezër, i kam fshatarë, gjiton. Lajmin e kam marrë pas 3 ditësh, nga televizori më saktë. Mendimi im? Është një fatkeqësi ça dëgjova në media dhe habitem. Unë duhet të isha në gjendje më të mirë, po të ishin në ato kushte ata siç thotë media. Po të kishin aq, edhe unë do isha më mirë. Shumë shpejt, shumë shpejt do të dalë e vërteta”.

Në fshat askush nuk e thotë fjalën hashash dhe banorët e tjerë jashtë kameras janë gati të betohen se vëllezërit Habilaj i kanë parë vetëm me arka me fruta-perime. Sipas tyre, i sillinin nga Italia dhe ata i shisnin në treg, ja shisnin edhe hoteleve në bregdet.

Për ta, Habilajt janë fqinjë të mirë që i kanë ndihmuar në ditë të vështira. Pas arrestimit të Moisiut, policia e rrethoi fshatin dhe kontrolloi jo vetëm shtëpitë e vëllezërve të famshëm, por edhe të miqve të tyre. Në anën tjetër të liqenit të vogël, përballë vilave të Habilajve, policia gjeti në një vilë dykatëshe 4 tonë hashash dhe një person u arrestua. Ai zyrtarisht për policinë ishte bashkëpunëtori i vëllezërve Habilaj dhe në shtëpi mbante hashashin e grumbulluar nga ai që Prokuroria e Katanias e quan grup i organizuar i trafikut të lëndëve narkotike dhe armëve./TCH/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here