Aksidenton kalimtaren, shoferi e dërgon me urgjencë në spital dhe “zhduket”

Kliko per me shume info

Një grua është dërguar në spital nga drejtuesi i mjetit, i cili e përplasi teksa ajo kalonte rrugën.

Por pasi e ka dorezuar te mjeket, shoferi ende i paidentifikuar është zhdukur dhe policia është vënë në kërkim të tij.

Kliko per me shume info

Informacioni i policise

Më datë 04.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej Spitalit Rajonal Vlorë se pranë ambienteve Spitalore ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore një shtetase e dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kaluan menjëherë për të marrë kontakt me shtetasen e dëmtuar dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetasia A.Ç., 39 vjeçe, banuese në Vlorë është aksidentuar në lagjen “24 Maji”, tek ”rotondua e Çoles”, në rrugën Transballkanike, prej një mjeti.

Drejtuesi i mjetit pasi e ka aksidentuar e ka transportuar të dëmtuarën në Spital dhe më pas është larguar. Policia ka identifikuar targën e mjetit dhe të dhënat por për arsye hetimi nuk bëhën me dije.

Shtetasia ka marrë dëmtime të rënda por është jashtë rrezikut për jetën. Prej Policisë dhe grupit hetimor po punohet për kapjen e shtetasit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.