EMRI/ Përplasi 32-vjeçarin, bie në pranga shoferi nga Tirana

Kliko per me shume info

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit pasi me makinën e tij “Volkswagen” ka përplasur një të ri në Sheq të Madh në Fier.

Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Lefter Alliaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, kurse S.F, 32-vjeç eshte derguar per mjekim ne spital.

Kliko per me shume info

Njoftimi i policise

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Lefter Alliaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Sheq i Madh” Fier, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, me targa AA 897 DO, është përplasur me motomjetin tip “Dayang“,me targë AN 546, të drejtuar nga shtetasi S.F, 32 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekësor.
(Neni 290 i Kodit Penal)

/LAJMIFUNDIT.AL/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.