Personi i dytë në makinën e biznesmenit ishte shoferi i Tahirit ose i bashkëshortes

Aktualitet

Vetem pak kohe pasi gazetarja Klodiana Lala ne News 24 beri me dije emrin e personit te dyte qe ishte ne makine me biznesmenin Orest Sota qe u kap ne Elbasan me 863 mije euro dhe 3 patentat e Saimir Tahirit ish-kryeministri Sali Berisha publikon mesazhin e një qytetari që pohon të njëjtën gjë.

Berisha akuzon ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryepolicin Haki Çako për fshehjen e të vërtetës, ndërsa qytetari dixhital shkruan se në makinë ka qenë shoferi i ish-ministrit Tahiri ose i bashkëshortes së tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Statusi i plote:

Ja si genjejne dhe fshehin Xhafa dhe Çako te verteten e skandalit te Orest Sotes dhe Saimir Trafikut!

Orest Sota nuk ishte vetem ne makine!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor pershendetje. Nga nje bisede qe pata sot me nje drejtues te rendesishem te Kurum International policia e ka fshehur ngjarjen. Kane qene dy persona ne makine. Orest Sota dhe nje tjeter.

Personi tjeter ka zbritur nga makina perpara deres kryesore te Kurum. E ka hapur vete me force deren ne prani te rojeve dhe Oresti eshte futur brenda. Rojet i kane hapur deren policise e cila ka kryer arrestimin ne flagrance.

Policia nuk ka administruar si prove filmimet e kamerave te Kurum International. Dyshohet se personi qe doli nga makine ka qene vet shoferi i Sajmir Tahirit ose shoferi i te shoqes se Sajmirit.

Ju pershendes. “

ME TE LEXUARAT