Prokuroria merr në pyetje shoferin e Saimir Tahirit: Ja cfarë ndodhi me patentat

Merret në pyetje në prokurori, Gentian Caka, shoferi i Saimir Tahirit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje shoferin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në lidhje me patentat e gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota.

Kliko per me shume info

Gentian Ceka, u ka thënë prokurorëve se patentat e Tahirit, i kishte harruar ai në makinën e Orest Sotës, duke marë kështu përsipër këtë gabim.

Nga ana tjetër prokuroria ka përfshirë në hetim edhe Cekën, pasi asetet pasurore dhe llogaritë bankare të tij do të verifikohen nga grupi i prokurorëve që kanë nën hetim prej muajit tetor dosjen “Habilaj – Tahiri”, që gjithashtu është edhe nën hetim pasuror së bashku me të afërmit e tij.

LEXO EDHE:  Policëve u “falen” 1.5 milionë Lekë të pajustifikuara

Gentian Ceka, siç rezulton deri më tani, shfaqet jo vetëm në përgjimet telefonike, por edhe lakohet nga biznesmeni Orest Sota si njeriu që kishte harruar patentat e lundrimit në mjetin ku iu gjetën 863 mijë euro.

Prokurorët nuk japin detaje se çfarë dyshimesh kanë ata përderisa e kanë përfshirë edhe Gentian Cekën në listën e të hetuarve, në një kohë që ai ka shpjeguar se patentat e ish-ministrit i kishte marrë në Durrës dhe i kishte harruar në kroskotin e makinës dy muaj më parë.

LEXO EDHE:  Aksident me vdekje në Bahçallëk, makina përplas biçikletën, humb jetën një person

Për biznesmenët Sota, përveç hetimit pasuror dhe pasqyrimit të parave, Krimet e Rënda po gërmojnë edhe tenderat e fituara nga kompanitë e tyre gjatë viteve, përfshirë edhe rikonstruksionin e komisariatit të Kombinatit.

Pas përkthimit të dosjes “Habilaj” nga Ministria e Drejtësisë, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë në dorë dosjen “Habilaj”, që do të thotë se së shpejti ata do të kryejnë veprime të tjera.

LEXO EDHE:  Bie nga shkallët e lokalit, humb jetën burri

Nga ana tjetër, për të hedhur dritë mbi dyshimet e tyre për mbjelljen e kanabisit, gjatë javës së kaluar grupi i hetimit ka marrë në pyetje një numër të madh zyrtarësh e ish-zyrtarësh të policive lokale, të cilët kanë shpjeguar planin e masave për operacionet antidrogë gjatë vitit 2016.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here