Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër

Aktualitet

Një banesë është shkrumbuar nga zjarri orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës. Sipas hetimeve paraprake të kryera në vendin e ngjarjes, shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë pakujdesia e kryefamiljarëve.

Zonja e shtëpisë dyshohet se ka harruar ndezur ndonjë nga pajisjet elektor-shtëpiake.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 3 zjarrëfikëse dhe efektivë të shumtë të policisë, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtëpia është djegur totalisht në 3 dhomat e saj. Banesa mësohet se ishte marrë me qera nga një zonjë, ndërsa fatmirësisht të gjithë familjarët kanë shpëtuar.

ME TE LEXUARAT