Me femra të zhveshura e të mbuluara me para, ja si u kap shkodrani që akuzohet për prostitucion

Rinard Tota, 50 vjeç, i dënuar disa herë është arrestuar sot nga policia e Shkodrës gjatë operacionit “Balerinat” me akuzën për shfrytëzim prostitucioni. Ai akuzohet si organizator i këtij aktiviteti ilegal në një lokal-motel në pronësi të tij në qytetin e Shkodrës. Po kush është Rinard Tota?

Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. 50-vjeçari ka ndërruar disa herë emrat. Nga Frederik në Rinard, nga Tata në Tota me qëllim për t’i shpëtuar policisë. Në janar të këtij viti, ndaj ti u bë një denoncim nga një qytetar në faqen e “Jeta osh Qef”, ndërsa u publikuan dhe foto të tijat me femra të zhveshura, të mbuluara me para dhe me disa zinxhirë flori në qafë e unaza në gisht.

Kliko per me shume info

Fotot publikoheshin në profilin me emrin “Soni Meja”. Në Shkodër njihej nga të gjithë për shkak të pushtetit që kishte, por edhe për faktin se ai zotëronte hotelin e sekuestruar sot nga policia.

Personi që bënte denoncimin në janar kërkonte që Tota të hetohej pasi shfrytëzonte vajzat për prostitucionit, madje edhe minorene.

Gjithashtu, raportuesi shkruante për “JOQ” se Tata është me origjinë nga Jugu, ndërsa ka një lidhje të fortë me një familje mafioze në Shkodër, e cila e mbështet për gjithçka. Madje, raportuesi shkruante se, femrat që shfaqen në krah të tij janë prostituta që punojnë në lokalin e Tatës, prostitucion që ushtrohet në mënyrë të fshehtë.

Fotot e postuara edhe në rrjetet sociale tregonin personin e njohur si Frederik Tata me dy femra, njëra dukej rreth të 20-ve, ndërsa biondja mbi 40 vjeç.

Nga raportimet e shumta që erdhën nga Shkodra, Tata është tutori i tyre dhe këto nuk janë të vetmet që ai shfrytëzon. Në lokalin me të njëjtin emër, shkojnë shumë vajza, të cilat më pas shpërndahen me klientët që gjejnë në zonat afër Shkodrës.

Denoncimet nga qytetarët e Shkodrës:

“Ky personi me këto dy femrat quhet Federik Tata nga fshatrat e Dukagjinit, i dënuar më parë. Shumë pak kohë ka që ka dalë nga burgu, njihet si person i afërt me të Partisë Socialiste. Ka në pronësi një bar kafe me muzikë live në Parrucë. Këto të dyja janë prostituta në këmbim të parave, kjo është e dukshme tashme edhe nga ana e qytetarëve të Shkodrës. “Ky i “Forti” ka kohë që bashkëpunon me femrën ‘Soni Meja’, e cila merret edhe me mashtrimin, futjen në prostitucion brenda dhe jashtë Shqipërisë, pasi ky rrjet është i përhapur deri në Itali. Policia është në dijeni, pasi disa i ka arrestuar vajzat, por me anë të një telefonate janë lënë të lira”.

“Ky ‘djali’ në verë ishte i përfshirë në një plagosje me të fortit e fisit Bajri kundër një emigranti anglez. Pra, në këtë rrjet janë përfshirë policia në Shkodër, doganier të Moriqanit etj. Organizimet bëhen në kafe ‘Tata Muzikë live’ me disa femra, jo vetëm këto të dyja, aty mblidhen edhe gocat largohen me klientë të ndryshme në Shirok ose tek ndonjë hotel afër kalasë ku është edhe me ekonomik. Janë disa vajza që shfrytëzohen nga ky tipi”.

“Ky zotnia asht i martum edhe me fmi, edhe i ka të dyja dashnore edhe jau gjen klientat F. Tata, po këto janë prostitua, s’ka dyshime tan Shkodra i din. Anonim se na hekun kryt. Bajnë edhe stiptizëm, keni harru me than se haptas bajnë stip prostitucion e kanë te msheft pak. Me origjinë asht nga jugu. Lidhje ka normal se ktu në Shkodër e njofin tetan, por konkretisht s’di gja. Por di se janë të lidhur me një familje mafjoze që janë ala shumë të fortë në Shkodër, ka shumë shoqëri. Ma shum s’mun të flas”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here