Historia/ Shkodrani i tronditur: Ajo që zbulova në “FB” e të dashurës po më vret për së gjalli!

Një djalë ka zbuluar se e dashura e tij ka tumor dhe po përjeton momentet më të dhimbshme në jetë.

“Po kaloj momentet më të tmerrshme të jetës time, po vdes për së gjalli! Jam një 38-vjeçar nga Shkodra, jetoj në Itali, e kam 2 vite me një vajzë që e dua dhe më do me gjithë shpirt.Ajo më dha password-in e Facebook-ut të saj që t’i rregulloja diçka dhe aty kam mësuar lajmin më të keq të jetës time.

Kliko per me shume info

Si ne djemtë, hapa t’i shihja dhe bisedat në chat dhe në njërën prej tyre, ku ajo fliste para disa ditësh me një shoqen e saj, i thoshte që ka tumor. E dashura në bisedë i kërkonte informacion shoqes për një të afërmin e saj që kishte bërë kimioterapi dhe e pyeste a është e dhimbshme dhe si po shkon. Ne para pak kohësh kishim vendosur të nisnim një fëmijë. Por ajo një natë qau dhe më tha që më mirë të ndahet sepse tani ka kuptuar që jemi të ndryshëm.

Mendova se po bënte shaka, por ngaqë qau nuk po dija çfarë kishte që papritur dëshironte të ndahej.

Bëra, ç’bëra atë natë e binda që nuk do ta lë kurrë. Por ajo vetëm qante dhe unë vrisja mendjen se ku e kam mërzitur. Jeta ime në bisedën me shoqen i thoshte asaj që mua nuk dëshiron të më tregojë sepse më do shumë që të më shikojë të shkatërruar. Madje po mendonte të kthehej në vendin e saj tek familja.

Unë ndjehem i shkatërruar dhe dua t’ja them që di gjithçka dhe që nuk do ta lejoj të më braktisë. Ajo tani ka shkuar disa ditë në shtëpinë e saj dhe ndjej shumë frikë se e kam humbur.

Më dridhen këmbët të shkoj!Sepse nëse i them që e di kam frikë se nuk pranon më të më shikojë sepse ka karakter shumë të fortë.Po çmendem ju lutem më ndihmoni si të veproj?Këto ditë kam pirë vetëm alkool dhe cigare, e vogla ime po ikën dhe unë jam një i pavlerë që nuk po e shpëtoj dot…!”, shkruan ai. /ShkodraNews/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here