Shkodër/ Përmbyten 40 ha tokë, shumë zona pa energji elektrike

Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut të orëve të fundit kanë shënuar përmbytjet e para në Shkodër, ku uji ka mbuluar hapësira të konsiderueshme. Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, në Ana Malit janë me prezencë uji rreth 40 ha tokë nga prroji i përbashkët me Malin e Zi

Në Rrethina mungon energjia elektrike në të gjitha fshatrat. Në lumin Kir prurjet janë normale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në Njësinë Administrative Postribë mungon energjia elektrike që në mëngjes Në Berdicë mungon energjia elektrike ne gjithe fshatrat, prezencë uji ka në një pjesë të segmentit ku po punohet në rrugën Shkodër-Velipojë.

Në Guri i Zi ka patur disa herë ndërprerje të vogla te energjise elektrike por qe eshte rikthyer. Ka prezence te ujit ne 40 ha toke ne zonen fushore te fshatit Rrenc, toke e cila eshte e pa kultivuar, raporton ora news.

Ka prezencë të ujit në aksin nacional Shkodër-Mjedë. Lumi Kir ka rritur ndieshëm prurjet. Në Velipojë mungon energjia elektrike në gjithe territorin për rrjedhojë dy hidrovoret nuk janë në pune. Tokë kënetë e përmbytur është afro 80 hektarë.

ME TE LEXUARAT