Shkodër, aksidentohet për vdekje këmbësori

Një këmbësor është aksidentuar për vdekje mëngjesin e së mërkurës në zonen Koplik i Sipërm, ne Malësi e Madhe.

Sipas policise, 55-vjeçari me inicialet Gj. M, banues në fshatin Zagorë, Malësi e Madhe, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targë SH4983E, ka aksidentuar për vdekjen kalimtarin.

Kliko per me shume info

Deri më tani nuk dihet ende identiteti i viktimës, por policia bën me dije se është mashkull rreth 40 vjeç, dhe ka qenë duke lëvizur në këmbë në momentin e aksidentit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe bënë të mundur arrestimin e drejtuesit të automjeti për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here