Shkencëtarët zbulojnë sekretin, si të humbim në peshë

Shkencëtarët amerikanë kanë gjetur se kanella përmban vaj esencial që nxit metabolizmin, duke përshpejtuar njëkohësisht procesin e djegies së qelizave yndyrore në organizëm.

Bëhet fjalë për cinam-aldehidën, i cili sipas shkencëtarëve nga Universiteti në Miçigan aktivizon termogjenezën.

Kliko per me shume info

Ky është një proces metabolik i krijimit të nxehtësisë në trup , i cili është karakteristik për kafshët dhe njerëzit, ndërsa procesi bazohet në oksidimin e materieve ushqyese në mitokondret e qelizave. Përmes termogjenezës digjen kaloritë.

Procesi ndihmon edhe në humbjen e peshës, transmeton KosovaPress.

Konsumimi i kanellës, përkatësisht cinam aldehidit nxit termogjenezën dhe procesin e djegies së yndyrave në organizëm, ndërkohë që shkencëtarët thonë se duhet kryer hulumtime shtesë pasi studimet e deritashme janë kryer vetëm në qelizat njerëzore në laboratorë.

Sipas shkencëtarëve kjo mund të ndihmojë në thyerjen e epidemisë së mbipeshës në botë.

Ndryshe, dihet se kanella është përdorur tash e katër mijë vjet. Në kohët antike, vaji eterik i kanellës është përdorur për qetësimin e nervave dhe muskujve, ndërsa mendohet se ka rol pozitiv kundër diabetit dhe për sistemin e tretjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.