Pas gjyqtarit, lihet në burg edhe kushëriri i tij, shërbeu si sekser

Lihet në burg Kujtim Miri, kushëriri i gjykatësit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri, pasi akuzohet për veprën penale ‘Korrupsion aktiv’.

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi sot këtë masë sigurie për kushëririn, i cili dyshohet të ketë qenë sekseri i gjykatësit, ku ky i fundit akuzohet se i ndryshoi veprën penale një të dënuari, nga ‘vrasje’ në plagosje të rëndë me dashje.

Kliko per me shume info

Prokuroria e Përgjithshme e hetonte gjykatësin Shkëlqim Mirin prej gati një viti, me dyshimet se ishte korruptuar nga Gentian Doda në këmbim të lirisë. Hetuesit dyshonin se ky i fundit ka paguar një shumë lekësh për gjykatësin që ndryshoi kualifikimin e vrasjes së Gazmir Dedjas në Burrel, në vitin 1997, nga vrasje, në plagosje e rëndë me dashje.

Policia i gjeti këtij të fundit një shumë të konsiderueshme parash në banesë, plot 300 milionë lekë, shumë që ka habitur edhe vetë prokurorët, por hetimi për këtë rast nuk do mbetet me kaq. Të njëjtat burime thonë se të tjerë persona, edhe gjyqtarë mund të arrestohen. Gjatë kontrollit në banesë, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të kryer nga strukturat e Hetimit të Korrupsinit në Policinë e Shtetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë”-njoftoi policia pak pas ndalimit të gjyqtarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.