Shkeljet e drejtuesve të mjeteve/ Xhafaj kërkon heqjen e komisionit nga Kodi Rrugor

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka propozuar një metodë tjetër për ndëshkimin e shkelësve të drejtuesve të mjeteve.

Xhafaj ka kërkuar që komisioni që vlerëson shkeljet e drejtuesve të mjeteve të hiqet nga Kodi Rrugor.

Kliko per me shume info

Sipas ministrit, për aq kohë sa shkeljet që konstatohen në rrugë verifikohen, nuk ka pse të ketë një komision të kësaj natyre. Xhafaj tha se ky komision krijon mundësi për abuzim, dhe propozoi që autoriteti ligjvënës të shqyrtojë këtë propozim.

“Propozoj që të hiqet komisioni nga Kodi Rrugor. Është mundësi për abuzim. Nuk ka pse të ketë një komision subjektiv për sa kohë ne kemi mjetet teknike qe vërtetojnë shkeljet. Vlerësimi bëhet aty ku ndodh shkelja, apo ku verifikohet shkelja. Ndaj mbetet për t’u parë nga ekspertët dhe për ta vlerësuar ligjvënësi”, u shpreh ministri Xhafaj.

Deklarata e Xhafaj u bë nga mbledhja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë ku po diskutohet buxheti i institucionet që ai drejton për vitin 2018.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.