Shkatërrohet rrjeti i heroinës në Shkodër, në pranga 4 persona

Aktualitet

Paraditen e sotme policia e Shkodrës vuri në pranga shtetasit Denis Shema, 34 vjeç dhe Romina M. 26 vjeçe, pasi u kapen me heroinë.

Ndërsa pasditen e sotme pas operacionit të koduar “Bahçallëku” janë arrestuar në flagrancë edhe 4 shtetas të tjerë si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale të “Mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas një pune të mirëfilltë me metoda speciale të hetimit nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Anri Papaligori, 35 vjeç, banues në Lezhë, në vijim të hetimeve me datë 07.11.2017, këtij shtetasi gjatë kontrollit personal në portofolin e tij kishte një zarf të vogël brenda të cilit kishte një sasi lënde e dyshuar lëndë narkotike Heroinë.

Albert Lokaj , 30 vjeç, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve ky shtetas ka rezultuar se ka blerë sasi të konsiderueshme dozash lënde narkotike tek shtetasi Denis Shema gjatë periudhës dy mujore të hetimit.

Loreta Paço, 36 vjeçe, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve proaktive kjo shtetase ka rezultuar se në vazhdimësi ka ndihmuar shtetasin Denis Shema në shitjen e lëndës narkotike, gjatë periudhës dy mujore të hetimit.

Pjetër Kokaj, 23 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, në vijim të hetimeve me daten 07.11.2017 , ku këtij shtetasi gjatë kontrollit personal i është gjetur në xhep një qese plastike me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, ku rezultoi me peshë 3.8 gram.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:

2 Automjete

26.4 gram lëndë narkotike Heroinë

3.8 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa

6 telefona cellular.

Vazhdojnë hetimet në lidhje me bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për këta shtetas, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT