Shkatërrohet banda shqiptare që tmerroi francezët, 350 grabitje

Një bandë e përbërë nga shqiptarë dhe kosovarëve është shkatërruar nga policia franceze.

Sipas mediave lokale, janë arrestuar 16 persona në total, të cilët akuzohet në 350 raste të vjedhjeve në rajonin Rhone-Alpes Auvergne.

Kliko per me shume info

“Ata vepronin në mënyrë shumë të organizuar dhe të strukturar”, sipas hetuesve.

Kjo bandë ka kryer vjedhje në seri të banesave, duke marrë kryesisht para dhe bizhuteri, televizorë e tableta. Pjesa më e madhe e këtyre vjedhje janë kryer në tremujorin e fundit të vitit 2016.

Nga hetimet, rezulton që një pjesë e parave të vjedhura të jenë shpenzuar prej anëtarëve të bandës që jetonin në zonën e Firminy, ndërsa pjesa tjetër e parave mund të jenë dërguar edhe në Shqipëri. Për momentin identiteti i shqiptarëve nuk është bërë me dije. Një pjesë e të arrestuarve do të dalin nesër para gjykatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here