Shkarkohet drejtori i portit të Shëngjinit, emërohet njeriu i Arben Ndokës

Duket se pas prishjes së koalicionit mes LSI-së dhe PS-së, dhe pas fitores së kësaj të fundit e vetme në zgjedhjet e 25 qershorit, ka nisur edhe hakmarrja ndaj zyrtarëve që kanë qenë afër LSI-së.

Ditën e sotme, qeveria ka vendosur që të shkarkojë nga detyra, drejtorin e portit të Shëngjinit, Gjovalin Tusha, i cili e ka mbajtur këtë post për 4 vite.

Kliko per me shume info

Gjovalin Tusha, është vlerësuar me 4 çmime ndërkombëtare për punën e tij, ndërsa ka qenë bashkëpunëtor dhe i hapur për median ndër vite.

Por, në të njëjtën kohë, qeveria ka bërë edhe emërimin në këtë detyrë të Ermal Pacajt, ku Express mëson se është një nga njerëzit e afërt të ish-deputetit të PS-së Arben Ndokës, të cilin ambasadori amerikan e ka përmendur si një nga zyrtarët më të lartë të kapur nga krimi dhe korrupsioni.

Por, lidhur me këtë deklaratë të ambasadorit, reagoi edhe Ndoka përmes një statusi në ‘Facebook’, duke thënë se në politikë është futur për të ndihmuar njerëzit.

Dhe pikërisht, këtë deklaratë, ku Ndoka i kundërvihej ambasadorit Donald Lu, e ka shpërndarë në profilin e tij në ‘Facebook’, edhe drejtori i ri i portit të Shëngjinit.

Mesa duket, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka vendosur që të sfidojë hapur ambasadorin amerikan, duke vënë në pikat kyçe të shtetit njerëz të afërt me persona që vetë Lu, i ka akuzuar si të inkriminuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here