“Ikën sapo panë Policinë”, arrestohen dy shqiptarë në Romë. U kapën me armë e drogë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia e Romës, pasi janë kapur me armë, drogë e dokumente false.

Arrestimi është bërë në periferi të kryeqytetit italian, në rrugën Baralli, ku dy shqiptarët braktisën makinën dhe u larguan menjëherë pasi panë policinë.

Kliko per me shume info

Kjo e fundit, pasi kreu një kontroll të imtësishëm në makinën e shqiptarëve, zbuloi dokumentet e tyre false, 2. 7 gramë hashash, 4.32 gramë marijuanë e 6 gramë kokainë. Kontrolli në banesën e njërit prej tyre zbuloi një pistoletë tip “Beretta” kalibër 9, model 84 F, një pushkë gjahu “Beretta” kalibër 12, model S55B, si dhe municionin përkatës për të dyja.

LEXO EDHE:  I dënuar 13 vjet për mashtrim, ekstradohet nga Hungaria

Armët rezultonin të vjedhura në dy episode të ndryshëm pak muaj më parë.
Të arrestuarit do të përballen me akuzat e zotërimit të drogës, mbajtjen e paligjshme të armëve dhe mbajtjen e dokumenteve false.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here