“Shima po shthur të rinjtë” Arrestohet këngëtarja e njohur, e tepron me skenat provokuese

Një këngëtare egjiptiane e rrymës pop është arrestuar pasi u shfaq në një video muzikore me të brendshme ndërsa po hante një banane.

Kliko per me shume info

Shaimaa Ahmed, një 25-vjeçare e njohur profesionalisht si Shyma, u arrestua të shtunën nga policia egjiptiane, për “nxitje të shthurjes”. Kjo erdhi pas publikimit të këngës së saj “I Have Issues”.

Në video 25-vjeçarja shfaqet në një klasë me disa të rinj, duke qëndruar para një dërrase të zezë më frazën “Klasa # 69” ndërsa ha banane.

“Shima ka dhënë një mesazh shthurjeje për të rinjtë,”-shkruajnë mediat egjiptiane.

Të hënën, dy ditë pas arrestimit, prokuroria vendosi që arrestimi i saj të zgjasë për një javë.

Videoklipi është fshirë nga kanali i saj në “Youtube”, por sërish pamjet më provokuese të klipit janë publikuar në rrjete të tjera sociale nga fansa dhe persona të tjerë që e shohin si absurd arrestimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.